Greqi / Grindje brenda në famijle : Gruaja i hedh benzinë burrit dhe i vë flakën

Greqi

GREQI / Një 52-vjeçare shqiptare është vënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të djegë bashkëshortin e saj 57-vjeçar, duke i hedhur benzinë.

Më tej shqiptarja gënjeu dhe punonjësit e policisë, duke i thënë se bashkëshorti i saj kishte tentuar që të vriste veten.

Ngjarrja e rëndë ka ndodhur ditën e ejnte në mbrëmje në zonën Agios Pantelimonas në Athinë rreth në orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë, pas një sherri të ashpër me bashkëshortin e saj, gruaja e ka sulmuar me benzinë dhe ka shkuar për ta djegur të gjallë. Sipas komshive midis çiftit shqiptar ka pasur grindje gjithnjë grindje.

Burri në gjendje të mjerueshme dha alarmin, ndërsa fqinjët njoftuan policinë dhe 50-vjeccarja u arrestua dhe ndodhet në komisariatin e policisë të Omonias.

Ndërkohë, gruaja ka mohuar ngjarjen, duke u justifikuar se i shoqi kishte tentuar që t’i vinte flakën vetes, një arsyetim që nuk u besua. Viktima po trajtohet me djegie të rënda në spitalin “Georgios Gennimatas”.