GREQI / IDENTIFIKOHET E REJA SHQIPTARE QË U PËRPLAS PËR VDEKJE NE STACIONIN E AUTOBUZIT

Aktualitet

Sot një 21-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht paraditen e sotme (1 prill) në fshatin Patrida Veria, në Greqi teksa ishte duke pritur autobusin në stacion.

E reja nuk jetonte në atë fshat, por kishte shkuar për të takuar xhaxhain dhe tezen e saj, pasi kjo e fundit ishte sëmurë dhe do të bëhej operim. Xhaxhai i viktimës shprehur se ata janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe nuk e dinë se si ka ndodhur aksidenti.

“Unë nuk di asgjë. Ajo nuk jetonte këtu. Unë jetoj këtu dhe ajo erdhi për të takuar tezen e vet, gruan time. Gruaja do të operohej në 8 të mëngjesit dhe unë u ngrita në 6 dhe u nisa me kunatën time, ndërsa mbesën e lash në shtëpi me dy djemtë e mi”– tha ai për Newsit.gr.

Fakti tronditës është se sipas xhaxhait të saj, kur ai i kishte sugjeruar në mëngjes që të shkonin bashkë në spital, ajo i kishte kërkuar që të rrinte dhe ca dhe të vinte me autobusin që fëmijët shkonin në shkollë. Ai po ashtu ka bërë me dije se mbesa e tij, e cila pati atë fat tragjik, studionte për infermieri. Makina drejtohej nga një 64-vjeçar dhe hyri në drejtim të gabuar drejt stacionit të autobusit. 68-vjeçarja si pasojë e përplasjes u hodh 25 metra tutje, ndërsa 21-vjecarja shqiptare u dërgua e plagosur rëndë në spitalin e Verisë, ku më pas ndërroi jetë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë vërtet të rënda, ndërsa shoferi i makinës që shkaktoi tragjedinë humbi ndjenjat.

Ai dyshohet se gjatë drejtimit të makinës nuk është ndjerë mirë, çka ka sjellë dhe humbjen e kontrollit të automjetit. Ndaj tij është ngritur një çështje për vrasje nga pakujdesia dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Rrethit të Verisë.