Greqi : Ja ku do të ngrihen kampet e mbyllura për azilantët dhe si do funksionojnë ato.

Greqi

Qeveria po ecën përpara me zbatimin e masave të imigracionit pas incidenteve të fundit në Moria, raporton televizioni vendas OPEN.

Qeveria vendosi të caktojë vendet në ishujt që mbajnë barrën më të madhe të flukseve migratore, në mënyrë që të mos rrezikojnë rendin dhe shëndetin publik, duke dërguar mesazhin se planifikimi për qendrat e mbyllura po ecën përpara pavarësisht nga vështirësitë. Bëhet fjalë për refugjatët që janë në pritje të procedurës së marrjes së azilit.

Qendrat të reja tipi mbyllura do të ndërtohen në Karavas, Chios në Cretan Lakos / Leror, Samos në Zervos, në Kos në bazën ushtarake Lazar Camp dhe Leros në Lepida. Në këto vende ku do të ndërtohen kampet ka protesta të shumta të vendasve të cilët nuk dëshirojnë kampe të tilla të mbyllura.

Ja si do të funksionojnë strukturat e mbyllura të strehimit të emigrantëve !

Sipas mediave vendase, komunitetet lokale thonë se ata janë mashtruar me vendimin e qeverisë. “Ata e dinin”, siç thonë ata, “se diçka do të ndodhë”. Nga ana e saj, Ministria e Emigracionit dhe Azilit pretendon se ka ardhur koha për veprime politike.

Refugjatët dhe emigrantët që do të transferohen në strukturat e mbyllura:

• Ardhjet e reja të emigrantëve dhe refugjatëve

• Ata me sjellje abuzive

• Ata që janë në proces rikthimi.

Sipas qeverisë, bazë për funksionimin e strukturave të mbyllura, janë rregulla të rrepta të brendshme dhe kontrolli i hyrrjes nëpërmjet kartave elektronike.

Do të ketë staf që mbikëqyr vendin për atë që dëshiron të dalë nga kampi do të kërkojë një leje dhe do të duhet të kthehet në objekt në orën e caktuar.

Specifikohet që ata që nuk zbatojnë rregullat e strukturave do të përballen me gjobë me implikime për kërkesën për azil. Kështu, nëse refugjatët nuk respektojnë rregulloren, procedura e dëbimit për shkelësit do të përshpejtohet.