Shqiptari godet me thikë një shtetas grek, i cili po lufton për të qendruar gjallë

Greqi

Një ngjarrje e shëmtuar ka ndodhur nga një zenie e parendësishme.

Një shtetas grek po trajtohet në gjendje kritike në spitalin e Mytilinit pas një sulmi që ai mori me thikë nga një shqiptar. Ngjarrja ka ndodhur natën vonë të ditës së Dielë në Kalloni të ishullit Mytilinit.

Viktima është një person me kombësi greke, i cili përfshi për një arsye të parëndësishme me një burrë të kombësisë shqiptare, i cili e goditi me thikë në bark.

Konkretisht, një dele e viktimës hyri në fushën e shqiptarit dhe filloi një përleshje. Shumë shpejt  situata doli jashtë kontrollit ku shqiptari kapi një thikë dhe arriti të godiste viktimën e tij disa herë.

Policia dhe EKAB u njoftuan menjëherë, me ekuipazhin e ambulancës që transportonte njeriun fatkeq në spital ku po lufton për të qëndruar gjallë.