Një hetim i madh ka filluar nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Greqisë Veriore dhe që është në progres të plotë, për çmontimin e një qarku të organizuar të trafikimit-lehtësimit të emigrantëve nga pika e kontrollit kufitar Krystallopigi Florina, ku ndër të tjera janë përfshirë edhe shumë punonjës policie.
Sipas informacioneve të sigurta, deri më tani janë arrestuar 14 persona të përfshirë, nga të cilët 7 janë policë, ndërsa njësitet e plicisë (ELAS-it) po kryejnë kontrolle të njëkohshme në banesa në qytete të ndryshme, kryesisht në Maqedoninë Perëndimore, në prani të prokurorëve, për të identifikuar provat.
Pas arrestimeve, në fakt sot janë kontrolluar edhe shtëpi në Follorinë, për të mbledhur prova shtesë.
Operacioni është zhvilluar mëngjesin e së hënës dhe sipas informacioneve janë sekuestruar para dhe pasaporta false.
Policia e Punëve të Brendshme ka marrë një denoncim dhe prej andej ka nisur hetimi, në kuadër të të cilit janë monitoruar telefonat e të përfshirëve, nga të cilët janë regjistruar bisedat që inkriminojnë të arrestuarit.
Të arrestuarit me shumë gjasa nesër do të sillen në prokurorinë e Kastoriasë, ndërsa pas përfundimit të hetimeve policore do të bëhen njoftime nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve.