Greqi : Shqiptarët qe erdhën për punë paguan 100 euro dhe u larguan pa sigurime

179

Një informacion i ardhur sot në mbremje nga sindikata e Imathies mësohet se punëtorët shqiptarë, të cilët erdhën dhe punuan në këtë vend sipas marrëveshjes midis dy vendeve janë larguar sipas marrëveshjes së punës pa marrë sigurimet shoqërore.

Gjithashtu  një denoncim tjetër po për këtë vend bën fjalë se po këta punëtorë sezonalë që erdhën dhe punuan paguan edhe 100 euro siguracion nga xhepi i tyre për person në bankë.