OKB “ngre alarmin”: Mbi 700 milionë njerëz ‘të bllokuar’ në varfëri ekstreme

106

Më shumë se 700 milionë njerëz janë të bllokuar në varfëri ekstreme, paralajmëruan sot Kombet e Bashkuara me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare kundër Varfërisë, 17 tetorit.

Çdo qenie njerëzore meriton të jetojë me dinjitet, tha OKB në Twitter.

OKB-ja ka paralajmëruar se progresi global në reduktimin e varfërisë ekstreme ka ngecur dhe se deri në vitin 2030, 600 milionë njerëz mund të jetojnë ende me më pak se 2.15 dollarë në ditë.

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare kundër Varfërisë, UNESCO njoftoi se më 17 tetor 1987, më shumë se 100.000 njerëz u mblodhën në Trocadero në Paris, ku u nënshkrua Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme.

Ata deklaruan se varfëria është shkelje e të drejtave të njeriut dhe pohuan nevojën për t’u bashkuar për të garantuar respektimin e këtyre të drejtave.

Që atëherë, njerëzit pavarësisht nga diversiteti mblidhen çdo vit më 17 tetor për të ripërtërirë angazhimin e tyre dhe për të treguar solidaritet me të varfrit.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: