GREQI / Kroatët kërkojnë lirimin e të arrestuarve – “Hetimi është në një pikë kritike” përgjigjet Athina

Greqi

Kroatët ngulin këmbë për lirim e mbi 100 të tifozëve arrestuar në Athinë gjatë ndeshjes se futbollit, ku humbi jeten nje grek 29-vjeçar.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua në Megaros Maximos me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç.

Gjatë takimit të dy liderët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale me fokus Ballkanin Perëndimor. U diskutuan edhe çështje me interes evropian.

Kryeministri i Kroacisë i shprehu ngushëllimet kryeministrit për vrasjen e tifozit në Nea Filadelfia dhe besimin tek drejtësia greke. Lidhur me çështjen e ndalimit të përkohshëm të kroatëve, të dyja palët ranë dakord të jenë në kontakt për informacione përkatëse.Më pas është zhvilluar takimi mes ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Jashtme të dy vendeve.

Sipas informacioneve, kroatët do të donin lirimin e një pjese të madhe të të arrestuarve, por iu shpjegua me argumente se hetimi është në një moment kritik dhe se laboratorët e mjekësisë ligjore po bëjnë punë të rëndësishme. Kroatët u zotuan të japin çdo informacion që kërkohet në periudhën e ardhshme kohore për të kontribuar në përfundimin e shpejtë të hetimit. Klima cilësohet mjaft e mirë dhe do të ketë një kanal të hapur komunikimi në të gjitha nivelet, raporton gazet PROTO THEMA.