GREQI / Edhe nje tjetër mesazh për çështjen Beleri :Rruga europiane e Shqipërisë kalon përmes respektimit të rregullave të ligjit.

Greqi

Dje pas reagimit të Ministrise se Jashtme te Greqisë për lirimin e menjëhershme të Belerit, ka patur sot edhe një reagim tjetër nga zëdhënësi i qeverisë së Greqisë, me mesazhin tashme te njohur se, rruga e saj europiane kalon përmes Greqisë.

Zëdhënësi i qeverisë Zoti Marinakis iu referua sot edhe një herë në televizioin kombëtar ERT zhvillimeve me Shqipërinë, duke i dërguar një mesazh të qartë Tiranës për çështjen Beleri. Duke iu referuar zhvillimeve me Shqipërinë, ai i dërgoi si gjithnjë edhe një mesazh të qartë Tiranës, duke thënë se rruga e saj europiane kalon përmes respektimit të rregullave të ligjit.

“Janë disa vija të kuqe nga të cilat Kyriakos Mitsotakis dhe kjo Qeveri nuk bëjnë as gjysmë hapi prapa. Kursi europian i Shqipërisë kalon në këtë respekt të këtyre Rregullave, Rregullave të Ligjit, Rregullave Europiane.Kjo është e qartë, ne e kemi bërë të qartë, nuk kanë rëndësi vetëm fjalët, kanë rëndësi edhe veprimet”, theksoi zoti Marinakis.