Greqi: 20 Prill fillon gjykimi i neo-nazistëve

Greqi

nazistet sotMë 20 Prill të 2015 fillon gjykimi i neo-nazistëve grekë. Për këtë kanë filluar përgatitjet e krijimit të ambientit të sallës së gjykimit brenda teritorit të burgut më të madh të vendit Koridalo. Rastësia bën që kjo ditë përkon me ditlindjen e e Adolf Hitlerit, si dhe të përvjetorit të Zi të juntës në Greqi. Në këtë gjykim do të jenë para drejtësisë rreth 70 anëtar të kësaj partie, si dhe 16 deputetë të saj, të cilët akuzohen si një grup kriminelësh. Arrestimet e këtij grupi filluan menjëherë pas vrasjes se këngëtarit Pavllo Fishës, si dhe pas sulmeve raciste ndaj peshkatarëve egjiptian dhe të disa organizatave të majta.