Greqi : Ky është shqiptari që u arrestua për vrasjen e nje taksixhiu (Foto)

Greqi

Kreu vrasjen pasi në fillim kishte ndjekur çdo lëvizje te taksixhiur për ta grabitur atë. Ai është futur klandestin në Greqi dhe jetonte në një fshat pranë vendit ku kreu krimin.

Policia greke arrestoi 47-vjeçarin me origjinë shqiptare për grabitjen pas një vrasjeje në orët e para të 27 korrikut në Kapeleto Ilias.

Autori i krimit duket se e ka njohur mirë viktimën dhe gjendjen e tij financiare pasi deri në njëzet ditë para vrasjes, ai jetonte në të njëjtin fshat me viktimën.

Autori u gjet që në fillim në kuadrin e të dyshuarve kryesorë nga Autoritetet, pasi nga kamerat që ishin në zonë u gjet duke u larguar nga Kapeleto, duke ardhur më herët në fshat, nga Manolada e Vjetër ku jetoi muajin e fundit.

Autori ka takuar taksistin 60-vjeçar, duke ditur dhe komoditetin e tij financiar. Pra duket se ai e ka planifikuar krimin para se të largohet nga fshati dhe më pas e ka kryer. Autori është ndaluar pothuajse të nesërmen nga autoritetet pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Ndërkohë, hetimet shkuan përtej imazhit të tij në kamera. Motoçikleta që ai përdorte u pa në kamera, si dhe një karrige e thyer. Shqiptari, i cili ka një precedent të rëndë penal, nuk ka rrëfyer, por provat kundër tij duken të palëkundshme. Ai akuzohet se e ka goditur për vdekje ne kokë viktimën me këmbën e një karrige druri, e cila është gjetur dhe që ka mbi të njolla gjaku te viktimës.