Ende pa u mbushur një javë nga përfundimi i zgjedhjeve, më 11/07/2019 të ejnten, ministri i Punës Z.Yiannis Broutisi me anën e një qarkoreje paralajmëron se shtetasit e huaj sidomos ata qe ishin jashtë BE-së kanë marrë në rrugë të paligjshme AMKA-n, (Numër i Sigurimeve shqoqërore që ka të beje edhe me shendetësin). Sipas ministrit kjo eshtë dhënë për përdorim elektorial gjatë fushatave, në një kohë kur dihet se në Greqi punojnë dhe jetojnë rreth 488 mijë shqiptarë, për të cilët kjo qarkore është një goditje e madhe…Një veprim ndoshta ekstrem që vjen nga qeveria “Demokracia e Re”…
Pra u hiqet emigrantëve, le te presim ditët në vijim?
“Pak ditë para zgjedhjeve, SYRIZA lëshoi një qarkore kundër ligjit që i dha AMKA në mënyrë arbitrare shtetasve të vendeve të treta! Të njëjtat shërbime të ministrisë i kundërviheshin dhe u kundërshtuan! E hoqa menjëherë! Vendi ynë nuk është një vresht pa zot! “, shkruan zoti Vroutsis në llogarinë e tij të Twitter.
Ende nuk ka bere te qartë se a preken shqiptarët pasi edhe këta nuk bejne pjese ne BE, mos vallë do të jetë vetëm për…
Lidhur me këtë veprim të padrejtë ka pasur reagime edhe nga partia KINAL që foli për një “vendim racist dhe çnjerëzor”. Por deri më tash ende nuk ka patur asnjë reagim nga partitë dhe organizmat e tjera ne kete vend.