Studimi i fundit tregon se emigrantët që jetojne dhe punojne në Greqi janë kryesisht në moshë prodhuese nga 15 deri në 64 vjec.
I rëndësishëm është prania e popullsisë migrante në moshat e reja, ndërsa normat e të moshuarve janë veçanërisht të ulëta.
Mosha mesatare e popullsisë së emigrantëve është rreth 10 vjet më e re se mosha mesatare korresponduese e popullsisë vendase. Në të vërtetë, mosha mesatare e shqiptarëve është 29.5 vjec, ndersa per grekët eshte 42.8 vjec.
Popullsia mbi 65 vjeç do të dyfishohet. Nëse flukset e migracionit nuk forcohen, do të ketë një ndikim në rritjen e përgjithshme ekonomike, funksionimin e tregut të brendshëm dhe konkurrencën e bizneseve evropiane. Edhe pse emigracioni nuk është zgjidhje për të gjitha këto probleme, asnjë zgjidhje nuk mund të gjendet për ta pa përfshirë imigracionin.