Greqi / Është gjendur i vdekur një shofer brenda në kabinën e kamionit të tij

Greqi

Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë herët në mëngjes brenda “Euroferry Olympia” nga ekipet e shpëtimit që marrin pjesë për të dytën ditë. Ky është Evangelos Malesiadas, i cili u njoh nga djali i tij.

Sipas zougla.gr, trupi u tërhoq në kabinën e kamionit të tij. Nga imazhi i jashtëm i kufomës duket se ai është djegur por nuk përjashtohet vdekja e tij që ndoshta të ketë ndodhur nga tymi i dendur që ka thithur. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga skafi që digjej pak orë më parë.

Sa i përket hetimeve, “basti” i madh i autoriteteve është që të mund të futen brenda në anije, por ku janë zhvilluar temperatura të larta. Në hetim është përfshirë edhe një kompani private holandeze e hetimit të aksidenteve detare dhe me ndihmën e ekspertëve të specialiteteve të ndryshme po studiojnë planet e anijes për të bërë një “hartë” që do të ndjekin shpëtimtarët për të hyrë në “jetën” e anijes. Pas gëzimit të mëngjesit që solli shpëtimi i 21-vjeçarit bjellorus pas rreth 53 orësh brenda në anijen e djegur, dhe trishtimit nga nxjerrja e trupit të parë nga brenda kabinës së kamionit, “dritat” bien mbi përpjekjet e ekipet e shpëtimit për gjetjen dhe shpëtimin e dhjetë të zhdukurve.

Ankthi është për ekipet e shpëtimit, por edhe për familjarët e të zhdukurve, të cilët me urdhër të ministrit të Transportit dhe Politikës Ishullore ndodhen në Korfuz që në 24 orët e para, për të patur informacion të menjëhershëm nga autoritetet për rrjedha e hetimeve.