Greqi : Zhduken 40 fëmijë refugjatësh në qendër të Athinës, policia në kërkim…

Greqi

Alarmi është dhënë televizioni MEGA, bëhet fjalë për 40 fëmijë refugjatësh që nuk kanë shkuar për shumë kohë në shkollën e tyre, ndërkohë që është bërë një kërkim edhe në shtëpitë e tyre nga policia dhe shërbimet sociale, por nuk janë identifikuar

Janë 40 fëmijë, të cilët vijnë kryesisht nga familjet me nevojë, ose nga familjet e emigrantëve apo të refugjatëve, duket se kanë munguar sistematikisht dhe pa shkak nga shkollat e tyre, në qendër të Athinës.

Sipas informacioneve të MEGA, këta fëmijë nuk kanë shkuar prej kohësh në shkollë, si dhe mungojnë sistematikisht dhe në mënyrë të pajustifikueshme, ndërsa në banesat e tyre është bërë kontroll nga policia dhe shërbimet sociale, por pa rezultat, pasi nuk janë lokalizuar.

Në të njëjtin raport thuhet se çështja doli në dritë, pas një dokumenti përkatës të Drejtorisë Rajonale të Athinës A, i cili u dërgua dje, të hënën, në shkollat ​​në qendër të Athinës, pak ditë pas zbardhjes së vrasjes së tmerrshme të 7 vjeçarit Andreas në Kypseli të Athinës.