Një kontroll i sotëm befasishëm në orët e para të mëngjezit nga autoritetet vendase në gjashtë qeli me 13 të burgosur shqiptarë.
Gazeta Protothema.gr zbardh operacionin sekret në mes të ditës, të Prokurorisë në qelitë e baripoinitëve shqiptarë, në burgjet e Chanias.
Zbarkimi top-sekret nga sherbimet sekrete te Atikës në burgjet e Krets është kryer sot (23.12) në agim nga një ekip i Sigurimit të Atikës, i kryesuar nga oficerët me përvojë të Prokurorisë në bashkëpunim me Departamentin e Vrasjeve, një ekip nga EKAM dhe një qen zbulues droge.
Ekipet speciale bastisën Burgun e Chanias, ku në prani të njësisë speciale të Sigurimit të Chanias, u kryen një hetim të gjerë të befasishëm në prani të Prokurorit. Operacioni u krye dhe u mbyll në fshehtësi ekstreme pa informimin paraprak të autoriteteve të burgut, në 6 qeli me 13 të burgosur shqiptarë, mes tyre dhe në qelinë e të ashtuquajturit kreu të mafias shqiptare në Greqi, Klodian Lekoçaj
“Gjithçka është bërë në shkallë konfidenciale”, thekson një oficer i EL.AS për protothema.gr dhe shton “Policia nuk ka sindroma fobike dhe ndërhyn në kohën dhe vendin që i sheh të dobishme dhe të nevojshme. Në Burgjet e Chanias të Kretës ka vite që nuk ka ndodhur një ndërhyrje e tillë policore”.
Për sendet dhe lëndët narkotike të gjetura dhe të konfiskuara në qeli, do të ketë edhe një njoftim nga Komisariati.