I dyshuari kryesor për vrasjen e 51-vjeçarit, i cili rezulton i zhdukur që prej së shtunës, mësohet se ka qenë shqetësues i autoriteteve në të kaluarën për raste të drogës dhe vjedhjeve.
Hetimi i policisë greke është në vijim për identifikimin e të dyshuarit kryesor në rastin e vrasjes së 51-vjeçarit Aleksander Zako. i cili u gjet i pajetë pasditen e së shtunës në oborrin e shtëpisë së tij në Salaminë.
Sipas informacioneve të protothema.gr, i dyshuari kryesor për vrasjen e 51-vjeçarit, i cili rezulton i zhdukur që prej së shtunës, mësohet se ka qenë shqetësues i autoriteteve në të kaluarën për raste droge dhe vjedhjesh. Sipas raportimeve, 51-vjeçari thuhet se ishte miqësor me të kërkuarin si i dyshuari kryesor për vrasjen e tij dhe e priste herë pas here në shtëpinë e tij. Që në momentin e kryerjes së krimit, i ftuari është zhdukur dhe nuk dihen gjurmët për gjetjen e tij.
Në një ditë para vrasjes në shtëpi ndodheshin dy burrat nga Shqipëria (viktima dhe i dyshuari) dhe një grek. Natën greku ka dalë nga shtëpia dhe ka lënë pas dy të tjerët që do të flinin në shtëpinë e 51-vjeçarit. Të nesërmen ai u kthye në shtëpi dhe gjeti 51-vjeçarin të vdekur, ulur në një karrige me një plumb në pjesën e pasme të kokës. I treti i grupit ishte zhdukur dhe është ende në kërkim”, thanë burime me dijeni për rastin.