Murrosur

Kulture

Zhdukem ne klithmen e nje femije.
Ne lagjen time te haruar, antike.
Nga lulet e lofates edhe bletet jane zhdukur.
Koha moderne, e zhytur ne heshtje biblike.

Trokellimat e sokakeve, fshehur rrugicave
Ne pritje te kercase ndonje porte e hekurt
Humbur ne legjenda pesha e viteve
Fshati i zhurmshem, pa klithma, ka vdekur.

Çdo rruge e rrugice ka heshtjen e vdekjes
Pragje portash, si stranica varesh
Presin bijte etur prej kureshtjes
Fshati im i zhurmshem, po na pret mes malesh.

Hedh nje hap, i dyti me stopon
Shoh femijrine time çative arratisur
Rrugicave pa diell heshtja po vajton
Mes murresh te rena, kujtimet jane grisur.

Dua te behem ne çast arkitekt
Ta hedh ne skice endrat si vegime
Por jo, nuk gjendet asnje ekselent
Te ndertoje mes malesh, mbreterine time.

Nga Janaq Jano