Greqi: Shqiptari rrahu rëndë vajzën pse mbajti shami muslimane, dënohet tre vite e tre muaj burg

Greqi

Edhe pse besimi fetar është e drejta dhe personalitet i çdo personi, fatkeqësisht për ndonjë familje shqiptare ende përbën një tabu.

Lidhur me këtë dhunë brenda në familje është dënuar një 53-vjeçar shqiptar me tre vjet burg pa lirim me kusht në qytetin e Volos. Ai kishte rrahur brutalisht në fytyrë dhe trup të bijën 24-vjeçare. ndërsa gruaja e tij është rrahur edhe kur ka tentuar ta largojë vajzën nga duart e tij. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës (23.04.2023) në Stefanovikeio në Volos. Shkak u ishte se vajza e tij 24-vjeçare vendosi të mbajë shami sipas traditës myslimane.

Në sallën e gjyqit, me plagët në fytyrë, vajza përshkroi rrethanat e shpërthimit të dhunshëm të të atit, agresivitetin e 53-vjeçarit që është një fenomen i shpeshtë në familje, me viktima të saj, nënës dhe vëllait të saj 13-vjeçar. Kjo sjellje e përsëritur ka bërë që 24-vjeçarja të vendosë ta denoncojë.

Përshkrimi i 24-vjeçares në gjykatë për sulmin është tronditës. “Në sytë e tij shihja se po kënaqej… I bërtita të më linte, se nuk shoh dhe ai vazhdonte të më godiste. Më ka goditur sërish , ka goditur shumë herë nënën time dhe vëllain tim. Nuk është diçka që ai e bën kur është duke pirë, ai sulmon edhe kur është esëll, është nervoz. Mendoj se ai ka një problem kontrolli, nuk e duron dot kur nuk më bën dot mua dhe nënën time. Ai ka refuzuar të marrë ndihmë psikologjike dhe ne e kemi falur shumë herë”.

Gjykata e shpalli fajtor 53-vjeçarin si të akuzuar dhe e dënoi me gjithsej 3 vjet e 3 muaj burg pa lirim me kusht dhe të marrë rrugën për në burg

Vetë vajza jeton dhe punon në Londër në fushën e Biomjekësisë, ku mbaroi studimet për këtë shkencë të veçantë, ndërsa të shtunën ishte kthyer në Greqi për të vizituar familjen për disa ditë.

Burimi:magnesianews.gr