GREQI / Shtatë shqiptarë të vrarë me armë zjarri, në shtatë muajt e fundit

Greqi

Autoritet vendase po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes se 51-vjeçarit Aleksander Zaka (12/08/2023) në oborrin e shtëpisë se tij në ishullin e Salaminës. Personi qe e gjeti te vdekur Aleksandrin po hetohet nga policia.

20/02/2023. Në Mykonos të Greqisë një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga nje grek 33-vjeçar. Vrasja ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.
22/02/2023. 39-vjeçari shqiptar me profesion hidraulik humbi jetën nga 7 plumbat e bashkëkombësve të tij në një lokal në Nea Zmirni në Athinë.
13/07/2023. 51-vjeçari shqiptar ka mbetur i vrarë në zonën e Analipsit, në Selanik. Vrasja ka ndodhur rreth orës 12:30 të pasdites jashtë një karburanti në rrugën Solonos. (flash.gr)
15/07/2023. Vritet shqiptari me nënshtetësi maqedonase, Orhan Bajrami, 39 vjeç, i cili u qëllua në Halkidiki, me më shumë se 20 plumba.
27/07/2023. Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri jashtë banesës së tij. pas mesnatës në Evosmo të Greqisë. Persona të panjohur i kanë bërë pritë shqiptarit jashtë pallatit ku jetonte.( Proto Thema)
10/08/2023. 51-vjeçari Andrea Kalemi qëllohet me 10 plumba në sy të fëmijëve e gruas! Andrea Kalemi u tentua të eliminohej në ishullin Pax të Greqisë. Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe se atentatori shqiptar erdhi nga Italia për të kryer atentatin.(Proto Thema )
12/08/2023. 51-vjeçari Aleksander Zaka u ekzekutua me një plumb pas koke në oborrin e banesës Zaka është gjetur i vdekur nga miku i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.