Klodian Lekoca nga burgu: Nuk kam dorë në vrasjen e fundit, policia greke e di se kush është autori.

Greqi

Pak më parë nga burgu Klodian Lekocaj ka komunikuar me gazetarin e Faks News në Greqi me Shpëtim Zinxhiria, midis të tjerave ai ka thënë, se policia greke e di autorin e vrasjes dhe se për këtë vrasje unë nuk kam dorë. Policia greke e bën këtë gjë për të treguar dhe për të mbyllur sa më shpejt punën e saj.

“Unë ju betohem për shpirtin e asaj nënë që më ka vdekur tre vite më parë se nuk kam dorë, nëse policia e verteton ketë gjë unë do te dal lakuriq para gjithë burgosurve. Unë nuk jam i paster si qielli, por as edhe i pisët sa duan të më bëjnë. Nëse unë do të kisha dorë do ta thoja që po e kam bërë. Unë jam dënuar me burgim të përjetshëm ( isovia) plus dhe me 10 vite të tjera dhe nuk do të më kushtonte asgjë. Ju betohem për shpirtin e asaj nënë që më ka vdekur dhe nuk kam asnjë njeri tjetër në këtë botë. Por ta dini që e verteta do të dal që nuk jam Unë ai që kam dorë në vrasjen e fundit në Athinë. Unë jam në burgun e Xanias dhe ju them qe dy ditë më parë në mbrëmje në orën 19.40, policia beri kontroll në qelinë time dhe më mori një celular dhe të gjitha letrat që unë kisha, duke ikur ata më thanë që të kemi sekuestruar edhe disa letra.”