Nga të gjithë qytetarët, 54.9% janë pro dorëheqjes së Alexis Tsipras
Votuesit e SYRIZA janë kundër vendimit të Alexis Tsipras, sipas një sondazhi të GPO të paraqitur për televizionin Star. Pyetja është bërë në një sondazh para votimeve të dyta, pasi u përfol se presidenti i SYRIZA-s mund të bënte një zgjedhje të tillë.
Në mesin e të gjithë qytetarëve, 54,9% janë pro dorëheqjes së Alexis Tsipras, ku 35,8% janë shprehur “Po” dhe 19,1% “Ndoshta po”. “Ndoshta jo” thotë 9.4% dhe “Jo” 21,1%. Nuk e di/nuk përgjigjem thotë 14.6%.
Megjithatë, mes votuesve të SYRIZA-s, dorëheqja e Alexis Tsipras ka pak mbështetje. “Po dhe ndoshta po” janë shprehur 19.8%, ndërsa kundër një zhvillimi të tillë janë shprehur 76.3%.