Papunësia në Greqi më shumë se dyfishi i mesatares së eurozonës

981

Shkalla e papunësisë në Greqi ishte 22,5 për qind, më shumë se dyfishi i mesatares së 9,3 për qind të regjistruar në eurozonë në muajin maj, njoftoi sot  zyra e statistikave të BE-së.

Papunësia ka qënë e qëndrueshme në zonën euro, me 19 vende që përdorin monedhën unike dhe aktualisht paraqitet në nivelin e saj më të ulët që nga marsi i vitit 2009.

Pas Greqisë, normat më të larta të papunësisë u vunë re në Spanjë (17,7 për qind) dhe Itali (11,3 për qind). Normat më të ulëta të papunësisë janë regjistruar në Republikën Çeke (3 për qind), Gjermani (3,9 për qind) dhe Maltë (4,1 përqind). Krahasuar me një vit më parë, shkalla e papunësisë në maj ka rënë në të gjithë bllokun e BE-së, ku rënia më e madhe e papunësisë është regjistruar në Kroaci, nga 13,4 për qind në vitin 2016, në 10,7 për qind




Këtë e pëlqejnë %d blogues: