Greqi : Sot fjalët nuk kanë më fuqi -141 shqiptarë të humbur. (Lista)

Emigracioni Kryesore

MISSING – 30 Gushti është Dita Ndërkombëtare e të humburve apo të zhdukurve që përkujton me dhimbje këta njerëz në të gjithë botën. Fjalët nuk kanë më fuqi përball heshtjes së shtetit shqiptar.

Edhe Shqipëria ka të zhdukurit e saj më shumë se kudo janë regjistruar në Greqi. Në këtë listë janë përjashtuar 480 fëmijë shqiptarë të humbur apo të zhdukur në Shtëpinë Barëmirëse Agio Varvara në Athinë gjatë periudhës 2001-2004. Kjo listë përfshin të zhdukur shqiptarët që u nisën për në Greqi apo u zhdukën brenda në këtë vend.

Më tragjike është se nga shteti shqiptar apo ai grek nuk ka patur vullnet të përbashkët për të nisur hetimet se si zhduken sot kaq lehtë këta njerëz.

Por gjatë këtyre viteve në emigracion kemi bërë të mundur të regjistrojmë si raste 141, ndërsa janë identifikuar me emra dhe fotografi vetëm 124 të konfirmuar të “humbur” apo të “zhdukur”, bazuar në burimet mediatike të dy vendeve, shifër që nuk mund të mohohet  nga askush.

Në këto vite janë regjistruar më shumë të zhdukur !

1993 janë zhdukur 10 persona

1994 janë zhdukur 10 persona.

1995 janë zhdukur 16, midis tyre dhe vajza

1998 janë zhdukur 10.

2017 janë zhdukur 8 midis tyre dhe një vajzë.

Por…

49 të zhdukur i përkasin moshave nga 13-20 vjeç, ndërsa nga mosha 21-30 vjeç janë regjistruar 38. Në këtë listë janë regjistruar dhe 13 femra që i përkasin moshave 15-33 vjeç, (rreth 10 për qind të numrit të përgjithshëm).

Dy raste i përkasin moshave 55-60 vjeç, të humbur brenda në Athinë.

Lista e plotë…!

  1. Jetnor Metja 19 vjeç  humbur më 11/02/1990 në Athinë
  2. Valmir Metja 18 vjeç, humbur 11/02/1990 në Athinë
  3. Zamir Xhevahir Avdiu 20 vjeç nga Vojnik, Berat, humbur në maj 1991
  4. Pëllumb Flamur Beqiraj 19 vjeç nga Kuçova, humbur në 27/05/1991 rrugës për në Greqi
  5. Gazmend Kanan Gabaj 22 vjeç nga Bubullimë, Lushnje  humbur më 6/05/1991, rrugës për Greqi
  6. Dhurata Neki Dervishi 15 vjeçe nga Berati humbur më 21/04/1991 në Greqi
  7. Lorenc Theodhoraq Kaça 13 vjeç nga Korca humbur më 18/01/1991 rrugës për Greqi.
  8. Vladimir Nuredin Isufaj 25 vjeç nga Fieri humbur më 7/06/1992 në Greqi
  9. Agron Mëhalla 15 vjeç nga Mollas,Elbasanit humbur më 3/08/1992 në Kastoria.
  10. Eda Emin Koldashi 33 vjeçe nga Elbasani humbur më 9/09/1992 në Janinë.
  11. Florin Gjergji 27 vjeç nga Lezha humbur më 5/05/1992 në Agrinio
  12. Arben Lamcellari 34 vjeç nga Përmeti humbur më 20/06/1992 rrugës për në Igumenicë.
  13. Taulant Mehalla 18 vjeç nga Mollasi i Elbasanit humbur më 3/08/1992, në Kozan.
  14. Hysni Peshku 19 vjeç nga Lushnja humbur më 2/08/1992 në Greqi.
  15. Lavdosh Sinanaj 22 vjeç nga Vlora humbur më 14/10/1992 në Greqi.
  16. Flamur Zyberi nga Përmeti ka humbur në Sealnik ne Tetor 1993
  17. Klement Skender Lezo 16 vjeç, Kuçovë humbur më 24/12/1993 në ishullin Egjinas.
  18. Artan Losha 18 vjeç, Burreli (11/01/1993) në Veria.
  19. Anila Ritvan Bregu 17 vjeçe, Berati, (28/09/1993). në Patra.
  20. Kadri Veli Bajrami 26 vjeç, Kurbini (9/08/1993) rrugës për Greqi
  21. Franc Pjetri 18 vjeç, (22/09/1993) rrugës për në Greqi
  22. Ilmi Haziz Çela 25 vjeç, Skrapari (shtator 1993), në Janinë
  23. Ilirjan Çaniku 20 vjeç,Sanxhak,Laç (3/03/1993) rrugës për Greqi
  24. Dionisi Nasios 28 vjeç, Delvinë (1/9/1993), në Korfuz.
  25. Ana Fotaq Pondikati 18 vjeçe, Nepravishta,Gjirokastër. (shtator 1994) në Athinë.
  26. Gjelosh Ded Ceca 24 vjeç nga Bugjon, Pukë. (25/09/1994) në Kastoria.
  27. Dritan Qazim Hoti 19 vjeç, Tiranë (korrik 1994) rrugës për Greqi
  28. Vladimir Hasan Miri 22 vjeç, Fushë-Krujë (12/08/1994) në Selanik.
  29. Ylber Meta 16 vjeç, Bllac,Bulqizes (4/06/1994) në Selanik.
  30. Serxho Vera humb gjurmët më 1994 në Athinë 18 vjeç.
  31. Delfin Muhamed Musai, 22 vjeç, Lushnje (prill 1994) rrugës për Greqi
  32. Plarent Dautllari 18 vjeç, Korcë (4/06/1994) në Trikalla.
  33. Saba Kala, 18 vjeç, Bulqizë më (25/03/1994) rrugës për Greqi sëbashku me katër shokë.
  34. Edmond Zogu 17 vjeç nga Tirana humbet më 26/07/1994 në Larisa
  35. Aleks Kecani 20 vjeç, Pukë (26/03/1995) rrugës për Greqi.
  36. Sokol Prend Nika 19 vjeç, Pukë (janar 1995) rrugës për Greqi.
  37. Alban Arifi 19 vjeç, Korçë, (26/12/1995) në  Portin e Pireut
  38. Mbarime Shefqet Rrapaj 32 vjeç,Selenicë,Vlorë (në1995) në Athinë
  39. Gani Dardeshi 21 vjeç, Dibër (prill 1992) në Trikalla.
  40. Pavlin Gjergji 23 vjeç, ( 26/03/1995) rrugës për Greqi.
  41. Aleksander Nikoll Tanushi 18 vjeç,Vau i Dejës. (10/08/1995) në Greqi
  42. Agostin Papleka 19 vjeç, Tropojë (26/03/1995) rrugës për Greqi.
  43. Belisar Subashi 15 vjeç, Gjirokastërm (25/09/1995) në ishullin Rodos.
  44. Lefter Luman Beqari 27 vjeç, Përmeti (5/03/1995) në fshatin Solinas, Kallamatë.
  45. Artur Rito Sherifaj 19 vjeç, Gjirokastër, (shtator 1995) në Leonidhio.
  46. Petrit Culaj 19 vjeç, Barajtush, Malësia e Madhe,(korrik 1995) rrugës për Greqi.
  47. Flamur Balaj 23 vjeç Tropojë (26/03/1995) rrugës për Veria.
  48. Paulin Preng Gjikolaj 29 vjeç, Mirditë (5/10/1995) rrugës për Greqi.
  49. Renato Qerimi 26, Polican, (…1995) në Iraklio, Kretë.
  50. Lulëzim Gjonaj, Tropojë (../09/1995) rrugës për Greqi
  51. Mbarime Shefqet Rrapaj 29 vjeçe, Selenicë,Vlorë (…1995) në Athinë.
  52. Alfred Palucaj 17 vjeç, Fshati Sërriq, Pukë (../07/1996) në Trikalla.
  53. Fadil Ponari 25 vjeç, Dojan, Tropojë,(…1996) në Greqi.
  54. Vesel Bajram Skura 22 vjeç, Dibër (6/01/1996) rrugës për Greqi
  55. Vasil Anagnosti nga Saranda humbi gjurmët në gusht 1996 në Gligadha të Athinës
  56. Gilo Hate Hamzaraj 26 vjeç, Vlorë (12/12/1996 në Kalithea, Athinë.   
  57. Alban Arifi 19 vjeç (2/08/1996) në Pire.
  58. Niko Aliaj 22 vjeç, Gorishtë, (20/01/1996) në Gumenica.
  59. Edmond Kananaj 20 vjeç,fshati Armen,Vlorë, ka humbur më (8/07/1997) në Pire.
  60. Klement Rustem Metushi 22 vjeç nga Koçova, gjurmët e fundit dhjetor 1997 nga  Selaniku.
  61. Agim Shaqo Sulaj 34 vjeç, Bozhigrad,Korçë (…1998) rrugës për Greqi
  62. Roland Albert Gjyli 19 vjeç, Korçë (../04/1998) në Athinë.
  63. Besim Haxhi Qori 43 vjeç, Pojan, Korçë (24/08/1998) rrugës për Greqi.
  64. Qemal Paci 17 vjeç, Dibër (../05/1998) në Selanik
  65. Evis Teki Ahmetlli 24 vjeç, Bilisht,Devoll (25/11/1998 në Greqi.
  66. Alti Lika 18 vjeç, Dibër (2/05/1998) në Selanik.
  67. Alban Vait Hoxha 24 vjeç, Tiranë (../11/1998) në Selanik.
  68. Altin Zekaj 16 vjeç, Vlorë (4/11/1998) në Pirgo.
  69. Gëzim Kica 19 vjeç, Berati. (8/03/1998) në Athinë.
  70. Atlin Lika 13 vjeç, Dibër (..05/ 1998) në Selanik
  71. Fitimtar Pal Ndosha 25 vjeç, Pukë. (…1999) në Greqi
  72. Fatmir Demo Osmani 33 vjeç, Sarandë. (…1999) në ishullin Zakinthos.
  73. Kujtim Ali Çaushi 39 vjeç, Kalivaçi, Tepelene (15/08/1999).
  74. Fredi Kin Shqau 23 vjeç, Shkodër (22/07/1999) Koropi,Athinë
  75. Fran Preng Zefi 23 vjeç,Tale, Lezhë. (22/07/1999) rrugës për Greqi.
  76. Eduart Hydai Kamberaj 34 vjeç, Durrës (16/01/1999) në Greqi,
  77. Geraldo Dauti 35 vjeç,Ersekë (13/04/ 2001) rrugës për Greqi.
  78. Gjergji Zhupani 19 vjeç,Gramsh (../03/2001) në Larisa.
  79. Bujar Riza Dervishi 27 vjeç,Gjon, Martanesh.(2312/2003) në Sindos, Selanikut.
  80. Nevruz Likë Brahilika 34 vjeç, Laç. (…2000) Zagliveri.Selanikut.
  81. Ylli Lazer Palnikaj 20 vjeç, Lekbibaj,Tropojë (27/03/2001),fshati Stavros,Lamia.
  82. Alban Vait Hoxha 27 vjeç,Tiranë (../11/1998) në Greqi.
  83. Geraldo Tomorr Dauti 17 vjeç,Ersekë,(13/03/2001) rrugës për Greqi.
  84. Ilir  Gjoka 49 vjeç, Librazhd (…2006) në Kavalla.
  85. Eduart Aliaj 24 vjeç (31/08/2002) në Athinë.
  86. Enver Gega 18 vjeç, Librazhd (24/07/2002) në Greqi
  87. Shaqir Ndreu 35 vjeç, Burreli, (15/07/2002) në Greqi
  88. Vilson Gjuta 20 vjeç,Kukësi (4/01/2003) rrugës për Greqi.
  89. Bujar Dervishi 27 vjeç  nga Martaneshin 23.12/2003 në Selanik
  90. Aleksandri Syzan Backa 16 vjeç, Korçë (21/01/2005) në Aspropirgo, Athinë.
  91. Viktor Kostandin Petroshi 18 vjeç,Shushicë,Elbasan (29/08/2006) në Florina.
  92. Iglin Dalip Zdrava 24 vjeç,Deshiran, Elbasan.(16/08/2008) në Agio Anargio, Athinë.
  93. Gëzim Kica 32 vjeç. Berat (…2008). në Athinë .
  94. Gjon Toni 37 vjeç, Shkodra. (30/06/2009) në Selanik.
  95. Erjon Gjolena 26 vjeç, Belshi,Elbasanit,(8/03/2010) në Ekaterini,Selanik.
  96. Roland Dauti 26 vjeç ka humbur kontaktin (22/08/2011) në Greqi.
  97. Gramoz Lulaj 40 vjeç, humb kontaktin (18/07/2013) në Greqi.
  98. Kristina Dodaj 15 vjeçe, humb gjurmët (14/05/2013) në Thermos
  99. Anita Zenun Sadikaj 25 vjeçe, Tropojë, humb kontaktin ajo largohet drejt Greqisë (…/04/2015) në Greqi.
  100. Maksim Trimi 32 vjeç, Gramshi, humb gjurmë (30/06/2014) në Selanik.
  101. Sokol Kozicit 43 vjeç, Pogradec, ka humbur (10/09/2015 në Santorini
  102. Anita Tafani 27 vjeçe zhduket në Prilli 2015 në Athinë.
  103. Lulzim Mone 41 vjeç, Librazhd, ka humbur kontaktin (../01/2016) në Greqi.
  104. Gezim Kolici 44 vjeç nga Shkodra ka humbur kontaktin (../07/2016) në Greqi.
  105. Murat Çeri 50 vjeç ka humbur gjurmët më 20/12/2016 nga Edessa
  106. Kristo Rizos 35 vjeç humb ghurmet më 7 Maj 2017 nga Selaniku.
  107. ZH.Z. 20 vjeçe, Hinkë, Ura Vajgurore (3/112017) rrugës për në Greqi.
  108. Afrim Vesha, 40 vjeç, kontakti i fundit (2/11/2017) në Janinë.
  109. Afrim Vërça 40 vjeç,Berat, ka humbur gjurmët (2/11/2017) në Mesologjiu.
  110. Flogert Muçaj 34 vjeç ka humbur më 9/12/2017 në Marusi , Athinë,
  111. Ardian Hysa 38 vjeç nga Gramshi, humbet më  10/11/2017, rrugës për në Greqi.
  112. Shpetim Xhaja 35 vjeç humb nga Atalantis Fthiotida më 25/11/2017
  113. Martin Ndoj ka humbur gjurmët ne shtator te 2017 në Sfakia te Kretës.
  114. Ylli Elmadhi 46 vjeç nga Kavaja ka humbur gjurmët në 22/02/2018, në Kretë.
  115. Hamit Memlika 22 vjeç humb gjurmët 15/06/2018 në Spata të Athinës
  116. Aurora Mici 31 vjeç, humb kontaktet më 17/12/2018 nga Greqia.
  117. Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha humbet më 17/11/2018 rrugës për në Greqi.
  118. Vasil Nexha 22 vjeç ka humbur gjurmë më 30/06/2019 në Selanik.
  119. Viktor Zace 38 vjeç humb gjurmët ne Greqi në mars te 2019
  120. Skënder Toska 35 vjeç humbet më 1/04/2019 në Kato Korakiana, Korfuz.
  121. Juliana Osmani 20 vjeç humbet gjurmët më 22/10/2019 në Pire.
  122. Esperanca Mustafa 18 vjeç ka humbur gjurmët më 27/10/2019 në Kretë
  123. Muhamet Jera 60 vjeç ka humbur nga spitali Genimatas në Athinë 12/03/2020
  124. Andon Gogo 56 vjeç ka humbur në Ano Kipseli në Athinë më 23/07/2020.

Sot ne diten e tyre… Asnjë fjalë nga shteti shqiptar për këta të zhdukur që nuk janë numër arithmetik, por jetë të humbura.

Por…Heshtja vazhdon…!