Greqi / Tragjedia më e madhe e vitit në faqen e parë të mediave ndërkombëtare

Greqi

Një nga mbytjet më vdekjeprurëse të anijeve në Evropë këtë vit po përflitet nga mediat ndërkombëtare duke iu referuar tragjedisë së Pylos. Me botime të shumta të vendosura në faqen e tyre të parë, ata mbulojnë operacionin e shpëtimit dhe informojnë për zhvillimet.

Flitet për 700 emigrantë që ndodheshin ne varkë ku kanë shpëtur rreth 100 dhe 17 te pajetë. Një tragjedi për një jetë më të mirë.
në spitalin e Kallamates ka mbritur dhe presidentja e greqisë…
Anija, e cila ishte nisur nga Tobruku i Libisë, lundroi për pesë ditë në mot të mirë derisa arriti në pikën ku u fundos.Të martën pasdite, një varkë Frontex afrohet për ndihmë nga roja bregdetare pasi varka ishte plot, siç edhe nga se konstatua edhe nga një dron i Frontex që fluturoi në vendngjarje. Sipas informacioneve, personat në bord kanë refuzuar ndihmën e ofruar dhe kanë deklaruar se duan të vazhdojnë udhëtimin drejt Italisë.

Sipas burimeve, emigrantët që ndodheshin në anijen e peshkimit nuk dinin të notonin, ndërsa asnjë nga të shpëtuarit nuk kishte sjellë jelek shpëtimi. Ajo që ka bërë përshtypje është se si trafikantët e çuan mjetin lundrues në pjesën më të thellë të Mesdheut kur u mbyt, ndërkohë që zona nuk është në rrugën e zakonshme për në Itali.

Gjithashtu, katër (04) persona janë transportuar me një helikopter SUPER PUMA të Forcave Ajrore për në Kalamatë, ku janë marrë nga dy autoambulanca të EKAV dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kalamatës. Duhet theksuar se në momentin e gjetjes së tyre, asnjë nga personat e shpëtuar nuk kishte pajisje shpëtimi (jelek shpëtimi). Deri më tani nga hetimet e shumta janë identifikuar dhe mbledhur shtatëmbëdhjetë (17) trupa.
Deutsche Welle shpreh frikën e rritjes së numrit të viktimave, Reuters flet për mbytjen më vdekjeprurëse të anijes në Evropë në vitin e fundit, ndërsa BBC raporton për kushtet e vështira në të cilat po zhvillohet operacioni i shpëtimit për shkak të erërave të forta në zonë.

Në të njëjtën kohë, UNHCR foli hapur për një tragjedi të paimagjinueshme në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se njerëzit e detyruar të ikin nga vendlindja e tyre kanë nevojë për rrugë më të sigurta, përndryshe nuk do të mbeten asgjë tjetër veç rrugëve vdekjeprurëse.