“Shqipëria nuk është UFO”, Rama: Me Kosovën kemi marrëdhënie vëllazërie, por….

Politika

Kryeministri Edi Rama në daljen urgjente për mediat, deklaroi se Shqipëria nuk mund të ndërrojë kursin euroatlantik për Kosovën.

Rama tha se Shqipëria nuk vepron e izoluar, teksa theksoi se marrëdhënia me Kosovën është vëllazërore. Ndër të tjera, ai vuri në dukje edhe mbështetjen që i ka dhënë Albin Kurtit.

“Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por jemi një shtet pjese e pandashme euroatlantike, pjesëtare e NATO-s dhe nuk ka shans të zhvendoset nga boshti i tyre. Ne mendojmë 100 përqind njësoj si aleatët tanë në këtë rast. Kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri, unë isha 100 përqind me Albinin që duheshin mbajtur sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal për Kosovën”, tha Rama.