Greqi : Vdekja e tmerrshme dhe torturuese në valixhe e 69-vjeçares, metodë mafioze

Greqi

Policia ka bërë të mundur një zbulim horror, ku  nipi mbante prej tre mujash në valixhe trupin e pajetë të 69-vjeçares, vetëm e vetëm për ti marrë pensionin asaj.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Repetista të Greqisë, ku një 55-vjeçar ka fshehur vdekjen e familjares së tij 69-vjeçare duke e futur atë në një valixhe të madhe, për t’i marrë pensionin.

Sipas mediave greke, 69-vjeçarja rezultonte e humbur prej ditësh, si rrjedhojë bashkëfshatarët deklaruan humbjen e të moshuarës në polici.

Dje, policia greke po kryente kontrolle në fshat për të gjetur gjurmë. Nga hulumtimet e oficerëve rezultoi se 69-vjeçarja kishte ditë që kishte vdekur, dhe trupi i saj u gjet i dekompozuar brenda një valixheje.

Raportohet se nipi i saj 55-vjeçar e kishte futur trupin e pajetë në valixhe, por nuk u mjaftua me kaq dhe e futi valixhen me trupin e pajetë në një sunduk të dytë, brenda të cilit kishte vendosur çarçafë.

Mësohet se 55-vjeçari e kishte vulosur sundukun me ngjitës pllakash. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e gruas ka ndodhur 2-3 muaj më parë, ndërsa për shkak të dekompozimit të trupit, nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 69-vjeçares fatkeqe.

Gjithashtu policia ka sekuestruar 34 kokrra, me përbërës lëndë narkotike. Kjo ngjarrje ka ndodhur një ditë më pas ngjarrjes se ndodhur ne Krete, ku ne një fuçi plastike u gjet trupi i pajetë i një shtetasi grekë…