Sipas Policisë, autorët kanë sulmuar 25-vjeçarin pakistanez për ta grabitur dhe njëri prej tyre e ka goditur me thikë në gjoks, duke e plagosur për vdekje.
Policia vijoi hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit pakistanez të ndodhur në orët e para të datës 12/08/23 në Patisia të Athinës. Konkretisht, më datë 18-8-2023, me urdhër arresti, si autorë të vrasjes janë arrestuar 4 shtetas të moshës 18, 19 dhe 20 vjeç.
Sipas Policisë, të pandehurit kanë sulmuar bashkërisht 25-vjeçarin me qëllim për ta grabitur dhe 20-vjeçari e ka plagosur për vdekje me thikë, duke e goditur në gjoks. Të arrestuarit me rastin e ngritur ndaj tyre janë dërguar në Prokurori.
Njoftimi i policisë:
“Vrasja e një 25-vjeçari të huaj, e kryer më datë 12.08.2023 në zonën e Patisias, është hetuar menjëherë nga Departamenti i Prokurorisë së Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë Personale pranë Drejtorisë së Sigurimit Atikë. Të arrestuar më datë 18-8-2023, me urdhër arresti, 4 shtetas të moshës 18, 19 dhe 20 vjeç si autorë të veprës penale të mësipërme. Nga hetimet paraprake të Shërbimit të mësipërm, rezultoi se në orët e para të datës 12-8-2023 në zonën e Patisias, të pandehurit kanë sulmuar bashkërisht 25-vjeçarin me qëllim grabitjen e tij dhe 20- vjeçari duke përdorur një objekt të mprehtë (thikë) e ka plagosur për vdekje, duke arritur ta godasë në gjoks”