Balla: Askush nuk tolerohet para ligjit !

Aktualitet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit për lirimin e hapësirave bregdetare publike të zaptuara nga të ashtuquajturit pronarë të plazheve.

Balla shprehet se Policia e Shtetit do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën bregdetare duke theksuar se kjo pasuri kombëtare i takon popullit.

Pushtimi i plazheve apo hapësirave bregdetare publike nga individë që shkojnë e vendosin çadrat dhe ulëset e tyre, pa asnjë lloj lejeje dhe kontrate me shtetin, është një fenomen në zhdukje, por ajo që më habit është guximi i ndonjërit që mendon se nuk e shohim. Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit dhe pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën tonë të bukur bregdetare. Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie”, shkruan Balla