Greqi/ Zbardhet idenditeti i 12 te akuzuarve midis tyre dhe tre shqiptarë me akuzën për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis.

Greqi

Sot, pas një Urdhri përkatës të Gjykatës së Shkallës së Parë të Selanikut, policia greke publikoi të dhënat e identitetit dhe fotot e 12 të akuzuarve për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos, në zonën e Charilaou në Selanik më datë 01.02.2022.

Midis 12 te akuzuarve për vrasje janë në akuzë dhe tre te rinjë shqiptare të moshës 20-23 vjeç, një prej tyre lindur në Selanik.

Aleksandër Artur Gega 20 vjeç lindur në Shqipëri

Gerald Dhimitër Kambo 23 vjeç

Afksendor Artus Çarçiu 23 vjeç lindur ne Selanik.

Në të njëjtën kohë, hetuesja po vijon hetimet intensive, në pritje të rezultateve të analizave laboratorike në lidhje me ADN-në e marrë nga 12 të pandehurit dhe krahasimin e saj me materialin gjenetik të gjetur, ndër të tjera, në armë dhe makina.

Pas përfundimit të hetimeve, dosja do të kalojë në duart e prokurorit, i cili do t’i paraqesë propozimin e tij Këshillit Gjyqësor kompetent, i cili do t’i referojë çështjen gjykatës.