Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga ka pritur Ambasadorin e ri të Republikës së Armenisë z. Tigran Mkrtchyan

Greqi

Ditën e premte ambasadorja e Shqipërisë znj. Luela Hajdaraga në Greqi ka pritur në zyrën e saj Ambasadorin e ri të Republikës së Armenisë në Athinë ku ka zhvilluar një bisedë lidhur me thellimin e bashkëpunimit në interest të përbashkët

Një bashkëbisedim miqësor i Ambasadores, znj. Luela Hajdaraga me Ambasadorin e ri të Republikës së Armenisë në Athinë, njëkohësisht, Ambasador jo-rezident në Republikën e Shqipërisë, z. Tigran Mkrtchyan.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, në raportet bilaterale dhe në kuadrin shumëpalësh, si dhe u shkëmbyen mendime mbi mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë