Greqia : 6,150 raste sot, 49 vdekje, dhe 431 të intubuar

Greqi

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar 49 vdekje të reja ndërsa 431 pacientë janë të intubuar. Rastet e reja janë gjithsej 6.150

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 760.592 (ndryshim ditor + 0,8%), nga të cilët 50,8% janë meshkuj.
Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 148 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 49, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 16.109 vdekje.
95.4% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 431 (59,9% meshkuj).
Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç.

80.3% kanë sëmundje themelore dhe/ose mosha 70 vjeç e lart. Nga pacientët e intubuar, 363 (84,22%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 68 (15,78%) janë plotësisht të vaksinuar.