Greqia regjistron mbi 18 mijë raste të reja me COVID-19 dhe 62 viktima në 24 orë

Greqi

Greqia ka regjistruar 18, 425 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm it ë prekurve ka arritur në 3, 096, 135.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 62 pacientë kanë humbur jetën. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 27, 746 viktima, prej të cilëve 95.5 % e tyre kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70 vjeç. Sakaq numri i pacientëve të trajtuar në intubim ka arritur në 365 qytetarë.