Heshtja jonë, protestë për të gjithë ju

Emigracioni Foto e Ditës Kryesore

fredi portretFredi S. MERKURI  Samiti i diasporës në Tiranë, “recital qeveritar indiferentizmi” brenda të cilit dallohesh me sy të thjeshtë mos njohjen e elementeve të historis së re të emigracionit, ose më keq akoma lënjen në anë qëllimisht.

Opozita mori pjesë në një “anti-samit” të thurrur e ndërtuar bukur brenda heshtjes së vetë. Si njera ashtu edhe tjetra, i shërbyen besnikërisht qëllimit të tyre të përbashkët, “traktatit të fshehtë anti-emigrant”, duke mbajtur me çdo kusht e duke tërhequr vëmëndjen larg të drejtave minimale të humbura dhe të përkëmbura të emigranteve nga ana e tyre, për vite me rradhe. Rrahje të ngrohta “vëllazerore” mbas krahëve, me fjalët e njohura prej vitesh “mos u mërzit se ne jemi këtu”, “mendojme e flasim për ty, pa ty”. “Por ty, larg nesh” , “ç’të duhet të mpleksesh me këto gjëra” , ” jemi ne, si dhe ty mos u mërzit” .

Me qindra herë nëpër fushatat elektorale të njejtat premtime, nga të gjitha palët, dhe po aqë herë edhe kur merrnit guximin e vizitonit emigrantin në “shtëpin e vetë”. Frynit premtimet tuaja boshe me lloje – lloje  broçkullash, kurse ai, i heshtur përballë jush, si ngelej rrugë tjetër veçse të bënte sikur ju besonte brenda duartrokitjeve të tij “dekoruese” për ju.

E qetësia dhe ekulibri në kuriz të emigrantit, rruhej e nuk prishesh për askënd, ju ktheheshit të kënaqur se e “kryet” detyrën e rradhës edhe ai ngelej i qetë, se as kësaj herë nuk do të ndryshonte asgjë. Vitet kaluan duke ulur e ngritur nëpër fronet pozitare përfaqësuesit e të njëjtës politikë, por me konkarta të ndryshme nëpër gjokse dhe po e njejta skenë përseritesh edhe këtu në emigracion.

protesta jone -2

Heshtja jonë proteste për ju, për të gjitha ato që kaluan, e ju kënaqshëm mundoheni me njerën dorë fshehuras të hidhni mbi atë pluhurin e haresës, por nuk mundeni jo, se ajo është historia jonë, historia e re ku ju mungoni negativisht.

Heshtja jonë është një protestë për ju, për të gjitha premtimet boshe që do shpërndani dhe me dorën tjetër do të mundoheni të behen sa më të besueshme për ne, edhe kësaj herë të kalojmë rradhën do thoni brenda jush.

Heshtja jonë është protestë për të gjithe ata që zhvatën, vodhën e zhgënjyen emigrantin, se kemi një Atdhe që kemi lenur atje, të bukur e të bekuar nga vetë Zoti , se kemi një Atdhe tjetër këtu, që e fituam me mundin tonë, me luftën tonë, që e paguam me monedhën e ëndrrave tona dhe s’na i fali askush.