Shqiptari qëllon me armë në bark një bashkatdhetar duke plagosur rëndë viktimën – Arrestohet autori
Një incident me të shtëna është regjistruar në Mykonos. Një përplasje ka ndodhur veçanërisht mes shqiptarëve në zonën e aeroportit të Mykonos, pasditen e së dielës.
Sipas informacioneve të protothema.gr, një burrë me origjinë shqiptare ka qëlluar dy herë në bark bashkëkombasin e tij, për pasojë viktima ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me ambulancë në Qendrën Shëndetësore të ishullit. Deri më tani nuk janë zbardhur shkaqet e përplasjes, megjithatë informacionet flasin për pastrim hesapesh. Autori është arrestuar dhe po mbahet në komisariat.