INSTAT: Rritet numri i lejeve të ndërtimit

996

Në tremujorin e parë të këtij viti janë miratuar gjithsej 101 leje banimi për ndërtesa të reja, ose 36 leje më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur INSTAT.

Lejet e ndërtimit kanë nisur një tendencë rritëse që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, kur numri i lejeve të miratuara ishte 292, pesë herë më shumë krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2015.

Statistikat tregojnë se pas heqjes së moratoriumit dhe adoptimit të sistemit të lejeve online, ka një rritje të ndjeshme të numrit të lejeve të ndërtimit.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë numri i lejeve të miratuara për ndërtesa banimi zinte 75% të numrit total, ndërkaq 25% e lejeve ishin për ndërtesa me qëllime tregtare apo industriale.

Qarqet me numrin më të lartë të ndërtimeve të reja në tremujorin e parë ishin Tirana dhe Vlora. Tregu i pasurive të paluajtshme ka nisur të gjallërohet, pas ngërçit disavjeçar, e shkaktuar nga kriza dhe një lloj ngopje e tregut në zona të veçanta. Kjo ka nxitur nisjen e investimeve të reja dhe vlera e ndërtimeve që pritet të hidhen në treg paraqitet në rritje.

Për tremujorin e parë të këtij viti, vlera e përafërt e ndërtimeve për të cilat është miratuar leje është afro 10 miliardë lekë, nga 2.7 miliardë lekë që kishte qenë në tremujorin e parë të vitit të kaluar/atsh/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: