Inter së shpejti me trajner të ri, negociatat drejt përfundimit

941

Zgjedhja e parë e Interit për vendin e trajnerit ishte Conte, por pas triumfit të arritur në “Stamford Bridge”, është e vështirë që i pari i stolit të Chelsea të lërë skuadrën.

Mediat sportive në Itali raportojnë se, “pronarët kinez të “Sunung Group”, janë të vendosur për të nënshkruar me trajnerin aktual të Totenham, Mauricio Pachettino”.

Gjithashtu mësohet se Pachettino nga kjo kontrata mund të përfitojë deri në 10 milinë euro në sezon, ndërkohë nga ana tjetër për firmën e trajnerit të Totenham-it, skuadra italiane do të duhet të paguaj  edhe prishjen e kontratës aktuale të tij, gjë që do tu kushtojë 5 milionë dollarë.

Qëllimi kryesor i Interit për sezonin e ardhshëm është sigurimi i një vendi në “Ligën e Kampionëve” dhe për këtë gjë pronarët kinezë kanë bërë pjesë të skuadrës edhe Walter Sabatinin, i cili do të punojë me Piero Ausilion, për krijim e një skuadre që të qëndrojë në krye të tabelës së “Seria A”.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: