Italia bën thirrje për solidaritet mes vendeve të BE-së. Qeveria bëri të qartë se ata nuk është në gjendje që të gjitha anijet që transportojnë emigrantë të drejtohen vetëm në portet italiane.
Vetëm 48 orët e fundit, në jug të Sicilisë janë shpëtuar nga forcat vendore më shumë se dymbëdhjetë mijë emigrantë dhe refugjatë që u transportuan me njëzet e dy anijeve. Mbërritjet e refugjateve kalojnë përtej të gjitha mundësitë. Siç raporton shtypin italian, nëse nuk ndryshon asgjë, qeveria mund të refuzojë hyrjen në portet italiane. Një veprim që do të detyrojë dhe vendet e tjera të BE-së të vepronjë.
Atë që kërkon qeveria italiane është që të bëhen dy ndërhyrje direkte, theksojnë analistët vendas: Të financojë Evropa, me katërqind milionë euro në Libi, duke shpresuar për të reduktuar migrimin. Por edhe për të krijuar një mision evropian gjendje për të kontrolluar kufirin jugor të Libisë. Dhe sigurisht për të hapur portet e tyre në vende si Franca dhe Spanja, dhe ndoshta dhe Malta.