JU QË NUK DONI SHQIPONJAT

Kulture Letersi

Ju, na latë pa armë
Jo se ne i kemi dashur
Dhe,as se ne jemi te marre
Ne e urrejme luften

Por ç’te bejme?!
Kur paqen na e marrin zvarre
Pushken nuk e duam si zgjatim anakronik
As si trofe e kohes se shkuar.

Ne,me të shekujve kemi matur veten
Të nesërmen të kuptonim, ç’farë na kish munguar.
Ju, na e vratë paqen me pushkët tona.
Pastaj, këmbëve na hodhet luftën.

Për ta shuar farën e Arbërit.
Na percani,se ju s’jini tjetër,
Veç një tufë mushkonja
Vezë gjarpërinjsh çelin në çdo anë

Është rasati juaj, o gjitarë
Ju nuk i doni Shqiponjat
Se ato janë Emblema jonë, gjaku
Që na përcollën të parët nëpër damarë

Ju nuk i doni Shqiponjat
Se ato jetojnë lartësive.
Ju bij çingijes.
Ashtu do zvarriteni gjirizeve!

AGIM BASHA