Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për kartat ID karta dhe pasaporta biometrike, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë datë 12 gusht.
Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, e njëkohësisht ripajisen me dokumente udhëtimi. Për të kryer aplikimin për pasaportë biometrike apo kartë ID, në zyrën e “IdentiTek”, së pari duhet të blini një kupon tek çdo zyrë e Postës Shqiptare. Nëse aplikoni për herë të parë, duhet të plotësoni në e-Albania formularin e Policisë së Shtetit, nëse dokumenti është rinovim, ky formular nuk është i nevojshëm.