OPINION nga Prof. Fane Tarifa /
Këto pushtete përbëhen nga njerëz që dalin nga gjiri ynë, pra nuk na kanë ardhur nga jashtë, prandaj të keqen duhet në radhë të parë të kërkojmë tek vetja, tek fakti se sa përgjegjësi mban seicili prej nesh. A duhet të mposhtemi përballë këtij realiteti të hidhur.
Pushteti legjislativ.
Deputetët që miratojnë ligjet tek ne nga niveli i tyre arsimor e kulturor dinë vetëm të ngrenë kartonat sipas urdhërit të parties, ose më mirë të njëshit. Për të mos thënë në mënyrë absolute, por pothuaj shumica e deputetëve nuk e dinë se përse miratohet dhe çfarë përmban ligji që ata votojnë. Edhe ideatorët e një shumice të ligjeve duke përdorur disa tekniciene pa nivel kopjojnë ligje nga vende të zhvilluara pa marrë në konsideratë nivelin ekonomikosocial të vendit dhe pa parë në se këto ligje përligjen me standartin e vendit tonë apo me veçorite tona.
Pushteti ekzekutiv
Përmban nje suite qeveritaresh që janë tërësisht servila të njëshit si dhe një grup administratorësh në të gjitha nivelit, që ose zgjidhen me miratim të njëshit ose të partisë dhe që në tërësi janë të paaftë që sorollatin njerëzit, sepse zgjidhjet ju imponohen nga lart. Në shumë raste punonjësi i administratës publike mendon si të përfitojë për vehte, sepse e mendon vehten jo si të vendosur me status por si shegert të dikujt me pozitë prandaj dhe është i kontrolluar dhe i zhytur në korrupsion. Pa folur për administratën e sferave të larta e cila përcakton se kush do fitojë tenderat, kjo mbibazën e ryshfetit të ofruar, çfarë dhe kujt do jepet me koncension, cilat do fitojnë etj.
Pushteti gjyqësor.
Me keqardhje kam përshtypjen se është pushteti më i korruptuar në Shqipëri. Ata prokurorë dhe gjyqtarë që me zgjuarësi dhe intuitë ditën si t’i fshehin dhe manipulojnë, apo pastrojnë pasuritë e paligjëshme të fituara me korrupsion, i shpëtuan vetingut dhe më së shumti u dogjën ata që kishin marrë më pak dhe që nuk ditën, nuk e menduan dhe nuk arritën ta fshehin apo justifikojnë atë pasuri që kishin. Për mendimin tim ky pushtet është me i rrezikeshmi sepse justifikon veten duke dënuar të varfërit që skanë pare të paguajnë dhe asnjeherë nuk dënojnë politikanët apo pushtetarët e lartë, sepse janë të lidhur me një mijë fije e mënyra me ta.
Pushteti mediatik.
Ky pushtet paraqitet në dy pamje. Nga njera anë kemi median investigative dhe disa gazetarë që ndjekin me një farë përkushtimi hallet e njerëzve dhe në shumë raste i kanë zgjidhur ato. Kjo tregon se njerëzit kishin të drejtë, por punonjësit e administratës tashmë nga frika e diskreditimit nga media e zgjidhin problemin. Pse të arrijnë gazetarët të zgjidhin hallet e njerëzve, pse punonjësit e administratës nuk ua zgjidhin e pse i sorollatin ata?
Kjo, ose janë të paaftë ose janë të korruptuar. Ana tjetër e pushtetit mediatik është veprimtaria, trajtimi i disa mediave që çorodisin njerëzit si me lajmet ashtu dhe me intetpretimet që bëjnë. Për më tepër shijen më të keqe në media e japin analistët, të cilët janë të blerë, janë të politizuar në mënyrë të s’kajeshme dhe u mungon objektiviteti shkencor si dhe shkalla e vertetësisë dhe e besueshmërisë.
Më bën përshtypje që janë disa analistë të përhershëm që na janë bërë aq të përhershëm, sa na duket sikur i kemi brenda shtëpive tona, bile duke na mërzitur aq shumë sa detyrohemi të ndrrojmë kanalin e televizorit. Por…
Të katër këta pushtete në emër të popullit bien dakord.
Këto pushtete përbëhen nga njerëz që dalin nga gjiri ynë, pra nuk na kanë ardhur nga jashtë, prandaj të keqen duhet në radhë të parë të kërkojmë tek vetja, tek fakti se sa përgjegjësi mban seicili prej nesh. A duhet të mposhtemi përballë këtij realiteti të hidhur. Unë mendoj se jo!
Shpresa vdes e fundit ndaj me shumë besim tek e ardhmja.