Mjeku Erion Dasho ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një dokument zyrtar përmes cilit dëshmohet sesi mjekëve të familjes dhe poliklinikave të një rrethi iu kërkohet të pezullojnë analizat për pacientët për pjesën e mbetur të muajit mars.
Postimi i plotë:
Teksti i mëposhtëm është marrë nga një dokument zyrtar me firmë dhe vulë. I drejtohej dje mjekëve të familjes dhe poliklinikave të një rrethi ku u kërkohet të pezullojnë analizat për pacientët për pjesën e mbetur të muajit mars (pothuajse 2 javë). Jo vetëm kaq! Edhe mjekëve të urgjencës u kërkohet që të triazhojnë pacientët dhe të dërgojnë për analiza vetëm pacientët në gjendje të rëndë! Për pacientët e shtruar në spital urdhëri kërkon që “të kufizohen ekzaminimet laboratorike të panevojshme”!
Ndërsa dy urdhëresat e para janë kriminale në natyrë pasi i privojnë pacientët nga një ndërhyrje që mund të bëjë diferencën midis jetës dhe vdekjes, urdhëresa e tretë tregon se sistemi shëndetësor ka falimentuar!
Vetëm klarinetistët dhe kimistët që drejtojnë prej 9 vjetësh sistemin shëndetësor mund t’u kërkojnë mjekëve të shmangin ekzaminimet e panevojshëm! Çfarë do të thotë “ekzaminim i panevojshëm”?! A ka protokolle ky shtet dhe ky sistem shëndetësor apo punon qesim si në shekullin e 19-të?!
Nëse mjekët dhënkan “ekzaminime të panevojshme”, a ka kontroll cilësie dhe sigurie të pacientit?! A ka kontroll për mënyrën se si shpenzohen burimet financiare të cilat edhe në sistemet më të pasura shëndetësore trajtohen me vëmendje maksimale?!