Si asnjëherë tjetër më 29 prill të 2017 ora 21.00 në Athinë do të jepet për emigrantët tanë një Koncert Madhështor me artistë nga më të mirët e Shqipërisë, i organizuar nga stafi i Maksim & Armel Hazizaj.
Koncerti do të shfaqet në një nga sallat më prestigjose në Athinë, në rrugën “Iera Odhos” nr.18-20, në një këtë ambient të shkëlqyer ku kanë kënduar e kanë kënduar këngëtarë më të njohur vendas që lanë gjurmë në Greqi.
Në këtë koncert madhështor shqiptar do të marrin pjesë humoristi i njohur Agron Llakaj, si dhe këngëtarja e madhe Aurela Gaçe dhe Eduard Dema, Gerta Mahmutaj dhe Aldo Bardhi etj.
Emigrantëve shqiptarë për nga organizimi u jepet rasti për të parën herë për shijuar një mbrëmje të bukur në një ambient lluksoz dhe të përshtashëm për koncerte të kësaj natyre.
Stafi i organizimit ka venë në shërbim për komunikim për rezerve edhe dy numra telefoni:694 616 5480 dhe 693 118 3174.