Japin dorëheqjen 100 gjyqtarë dhe prokurorë

864

reforma largon prokuror

Janë 100 gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve që kanë depozituar dorëheqjen nga institucionet ku punojnë, për të mos qenë më pjesë e drejtësisë.

Kjo shifër është bërë e ditur dje gjatë emisionit “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, nga Bashkim Sulstarova, një avokat i njohur në Tiranë. Ndonëse kjo shifër nuk është zyrtare, këtë e konfirmuan në studio edhe juristë të tjerë, personalitete të njohura të drejtësisë. Sipas Sultarovës, ata kanë shfrytëzuar ligjin e ri, sipas të cilit asnjë gjyqtar dhe prokuror nuk hetohet për pasurinë që ka vënë në mënyrë të paligjshme nëse ai jep dorëheqjen. Në të gjithë vendin janë rreth 400 gjyqtarë dhe rreth 400 prokurorë të gjitha niveleve. Ky është numri më i madh i dorëheqjeve brenda radhëve të drejtësisë që ndodh në historinë e drejtësisë shqiptare.

Pas miratimit të Reformës në Drejtësi, operacioni i parë i rëndësishmë është kalimi në sitë të gjithë pasurive që kanë vënë prokurorët dhe gjyqtarët dhe nëse ata nuk e justifikojnë atë, do të shoqërohet jo vetëm me largime nga puna, por edhe me procese penale. Në këtë mënyrë, 100 gjyqtarë dhe prokurorë kanë preferuar më mirë të largohen, se sa të bëhen pjesë e këtyre proceseve. /focusnews.al/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: