Konferenca Rajonale e grave parlamentare, papunësia në gra shkon 30-50%,

Lajme Politika

vokshi ne focus nesw-2Vokshi  /  Numri më i lartë i grave në Qeveri, a është përkthyer në politika sociale në përmirësimin e statusit të grave në Shqiperi?

Jo! Formë e Jo përmbajtje!

Në 3 vjet Qeverisje Rilindje, statusi i grave shqiptare është përkeqësuar ndjeshëm.

– Papunësia ndër gra shkon 30-50%, në disa rajone edhe me shume.

– Vazhdon çdo tremujor trendi në rritje i papunësisë ndër gra.

– Gratë janë më pak të paguara se burrat, për të njëjtën punë.

– Gratë kanë akses të ulët në shërbime sociale

– 28% është numri i ndërmarrjeve me administrator gra

– 45% kompani s’kanë në borde drejtuese asnjë grua

Politikat e qeverisë të dështuara në drejtim të punësimit, fuqizimit ekonomik, politik e social të gruas.

Eksperiencat e ndryshme ndërkombëtare vërtetojnë që:

– Më shumë mundësi dhe hapësira për gratë, me shumë rritje ekonomike te një vendi.

– Më shumë gra në vendimmarrje reale, më pak korrupsion.

*****

E në Shqipëri, më shumë gra në Parlament e poste drejtuese – më pak i kriminalizuar Parlamenti, më pak e kriminalizuar Administrata…

Ka ardhur koha që të mos rendim vetëm pas rritjes së numrit të grave në politikën qendrore dhe vendore, por krahas rritjes së numrave të kërkojmë rritjen e cilësisë, eksperiences, kontributeve per te mundesuar rritjen e mbështetje së grave në çdo fushë dhe përmirësimin e statusit të saj në shoqeri. Pra me pak fjale: të përkthejmë numrat në politika sociale mbështetëse për gratë.

Shoqëri civile, biznesi, akademia dhe media – rol kyç në këtë qëllim të përbashkët.