Janë mediat lokale të ishullit që raportojnë për këtë ngarrje të rëndë, ku një punëtor 48-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën pasi gjatë punës tek po mblidhte ullinjë ka rënë në kontakt me kabllot e energjisë elektrike në zonën e Spartulës në Korfuz.
Sipas burimeve, viktima po vilte ullinjtë me një pajisje elektrike, e cila ra në kontakt me kabllot e transmetimit të energjisë, duke rezultuar fatal për të. Ambulanca mbërriti në vendngjarje vetëm sa për të konstatuar vdekjen e tij.
Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga policia e Paleokastricës.
www.fjalajonë.com