Kështu ka reaguar pak çaste më parë Deputeti Peza lidhur me akuzat që janë bërë në adresën e familjes së tij, duke drejtësinë shqiptare dhe i gatshëm gjatë gjithë kohës që nevojitet për hetim. Ja çfarë deklaron më poshtë deputeti:
Sapo jam informuar në lidhje me njoftimin më të fundit për shtyp të ILDKPI, që i adresohet personit tim, me cilësinë e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Mirëpres kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKP ka nisur sot në lidhje me pasurinë e familjes time.
Inkurajoj IDKPI t’i shkojë deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm këtij hetimi të thellë e shterues.
Nxis institucionin që me të njëjtën ndjeshmëri dhe seriozitet të hetojë këdo nga të zgjedhurit e Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhurit lokale dhe persona të tjerë subjekt i hetimit nga ana e këtij institucioni, sot e në vazhdimësi, për të cilët ka patur, ka apo do të ketë indicie të njëjtë apo të ngjashme.
Unë dhe bashkëshortja ime, jemi të hapur dhe do të qëndrojmë 24 orë / 24 në dispozicion të ILDKPI për të bashkëpunuar në sqarimin dhe përfundimin e plotë të kontrollit dhe hetimit të sapo nisur, përfundon deputeti socialist.