Kryeministri Rama çon lule te varri i prindërve, bën dedikimin prekës: Kur të dy të shohin nga lart, lutesh të…

65

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot përmes një postimi prindërit e tij të ndjerë. Rama ka publikuar një foto të varrit të prindërve të tij me një dedikim të ndjerë.

“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, ka shkruar Rama.

Babai i Kryeministrit, skuptori i njohur Kristaq Rama, është ndarë nga jeta në vitin 1998 ndërkohë që Aneta Rama humbi jetën 1 vit më parë.