Kryeministri Rama takon Emmanuel Macron, ja çfarë u diskutua…

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë, ku nuk kanë munguar takimet dypalëshe me liderët e BE-së, një ndër ta ishte dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Lajmin e takimit e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Rama tha se diskutimet janë ndaluar në diskutime mbi projektet e përbashkëta mes dy vendeve, por edhe sfida madhore si lufta në Ukrainë dhe tensionet midis Kosovës e Serbisë.

“Bratislavë, Sllovaki – Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri“-shkruan Edi Rama.