Kush janë 5 shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi, mes viktimave një 16-vjeçar

Greqi

Edessa: Pesë punëtorët e shqiptarë ishinë për punë sezonale që u vranë në makinën që kaloi poshtë një kamioni.
47-vjeçari i pesti i vdekur – 19-vjeçari dhe 16-vjeçari mes viktimave – Nga makina, e vetmja pjesë që mbeti e paprekur ishte bagazhi.

Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve që humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në Edessa të Greqisë.

Viktimat janë: Besim Mucaj 27.03.1968, Ilir Daci 28.07.1973. Ergin Peposhi 23.09.2004. Ardit Peposhi 06.12.2007 dhe Gazmen Brahaj, 07.07.1976.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

Viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.Sipas informacioneve ata ishin punëtorë ferme dhe po shkonin në drejtim të Mavrovouni Skydras, për një arsye të panjohur janë “ngulitur” nën një kamion që ishte në drejtim të kundërt të qarkullimit.